Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kavajës ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur 6 vjeçar, me inicialet A. Gj.

Autori i këtij aksidenti me motor ka qenë 34 vjeçari M.O, i cili nuk është larguar nga vendngjarja. Aktualisht fëmija i mitur 6 vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.