Prej dy ditësh, Drejtoria e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër është pa një drejtues. Drejtoresha e mëparshme, Lindita Haxhia, ka dhënë dorëheqjen nga ai post dhe është emëruar specialiste pranë Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, duke lënë bosh atë vend.
Ne nje kohe kur Shkodra eshte nder qytetet me te prekura nga pandemia e COVID-19, Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor nuk ka nje drejtues. E gjithe ajo qender sanitare ne kohen me te veshtire, kur rastet me te infektuar po shtohen, tashme mbetet pa nje drejtues.
Per momentin Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Shkoder nuk ka asnje drejtues as te komanduar dhe eshte totalisht bosh. E vetmja mjeke qe ka mbetur eshte Dhurata Hysa, e cila drejton sherbimin epidemiologjik. Tashme nuk ka asnje ide se kush do te vije per te drejtuar Njesine Vendore te Kujdesit Shendetesor ne kete kohe kur Shkodra eshte nder me te prekurat nga COVID19
Pas doreheqjes se ish-drejtoreshës Haxhia, Drejtoria Rajonale e Operatorit te Kujdesit Shendetesor dhe vete Ministria e Shendetesise jo vetem se kane pranuar kete doreheqje, por kane bere edhe vendimin e ri, duke e emeruar si specialiste prane Drejtorise se Operatorit ,duke pranuar qe Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor te mbetet bosh
Comments are closed.