Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë një 64 vjeçare nga Shkodra e një 63 vjeçar nga Elbasani kanë humbur jetën nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat rezultuan pozitivë 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Ministra e Shëndetësisë e përshkruan si shumë serioze situatën në Spitalin Infektiv, atje ku janë të shtruar tashmë 90 pacientë, nga të cilët 5 ndodhen në intubim.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.