“Perlat” e ministrave socialistë duket se nuk kanë të sosur, ndërsa së fundi në radhën e gafave ka hyrë edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi.
Edhe pse prej shumë vitesh si ministër i Turizmit, Blendi Klosi nuk ka një raport të mirë me Gjeografinë. Përmes një statusi në Facebook, ai ka bërë atë që çdokush mund të qeshi me lot, për shkak se del edhe kundër ligjeve të fizikës dhe gravitetit.
Duke promovuar lumin e Drinit të Zi, Klosi ka thënë se pas burimit nga Shën Naumi ai ngjitet lart. E çuditshme sesi Klosit, i dalin llogaritë që një lum, pas burimit mund të ngjitet lart, pasi në të vërtetë, ende nuk ka dalë një forcë që të hedhë ujin lart.
Postimi i Klosit:
Drini i Zi një atraksion turistik pak i njohur, po vizitorët po shtohen nga dita ne ditë. Buron prej Shën Naumi në Maqedoni dhe ngjitet lart duke gjarpëruar me shumë degëzime nëpër fshatrat e Dibrës, duke krijuar panorama të mrekullueshme. #smilealbania #unërrinëshqipëri #pushonëshqipëri
Kujtojmë se Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit, nga një lartësi mbidetare prej 695 m, ndërsa del nga territori i Maqedonisë së Veriut në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 m.
Comments are closed.