Nga Gentjan NDOJ
Mendoj se duhet te jeni i vertete me veten, dhe mbi te gjitha me ne bashkeqytetaret e tu pertej bindjeve politike.

Kjo besoj eshte alfa dhe omega per kedo qe mund te mbante pozicionin tuaj, dhe qe ka si qellim paresor ti ofroje ketij vendi nje te ardhme te sigurte.

Mjaft me me propagand “feisbukiste”, mjaft me me manipulim te se vertetes. Mund t’i blini mediat, t’i manipoloni ato, por shqiptarin e thjeshte, te ndershem dhe me njemije halle jo, me ate jo.

Nuk mund te na hillni hi syve, as te na induktoni genjeshtren, ku me ane te saje po tentoni te ndertoni dhe te servirni nje realitet rreme.

Ah mor Zoti kryeminister, te ishim para 7- viteve do te thoja pervishni menget, e filloni punen, je akoma ne kohe te ofrosh “Rilindjen e premtuar”. Sot s’me mbetet asgje tjeter, pervcse t’ju them ndergjegjesohuni, koha juaj ka mbaruar.It’s your final countdown!!!

E nesermja eshte e jona, ne ia dolem!