Në Malësinë e Madhe është shënuar viktima e parë me COVID19 Bëhet fjalë për një 79 vjeçare e cila ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga koronavirusi ndërsa nuk ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ndërkohë pritet të dalin rezultatet e 5 tamponëve të marrë tek personat e dyshuar

Nga ana tjetër epidemiologu në Malësinë e Madhe Riza Curri thotë se personi i parë i infektuar nga koronavirusi në Vrakë të Malësisë Madhe pak kohë më parë tashmë është shëruar.

Epidemiologu Curri shprehet se deri më tani janë marrë tamponët tek të gjithë personat e dyshuar, ndërsa tregon se një numër i konsiderueshëm qytetarësh për shkak të frikës se mund të jenë të infektuar nga COVID19 paraqiten çdo ditë për tu vizituar mbi simptomat që shfaqin.

Epidemiologu në Malësinë e Madhe Riza Curri ju bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdeshëm dhe të përdorin masat anti COVID

Malësia e Madhe për shumë kohë ka qënë një zonë e pastër ndërsa tani shënon një viktimë dhe një të prekur që është shëruar