Ndersa nga sot Gjermania hoqi kufizimet, shtetas nga njëmbëdhjetë vende që nuk janë pjesë e BE-se nuk mund të hyjnë në kete shtet.

Në listën e Gjermanisë, mungon Serbia, që është pjesë e listës së shpallur më herët nga BE, por edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe SHBA.

Sipas vendimit të qeverisë gjermane, mund të hyjnë lirisht në vend udhëtarë nga Australia, Gjeorgjia, Kanada, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji.

Për Shtetet e Bashkuara, kufizimet e hyrjes fillimisht do të vazhdojnë të zbatohen. Për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën lejimi do të vlejë vetën nëse këto vende do t’i lejojnë nga ana e tyre gjermanët të hyjnë në ato shtete. Heqja e ndalimit të hyrjes do të hyjë në fuqi të enjten, njoftoi Ministria e Brendshme e Gjermanisë.