Simpatizantët e deputetit të PS, Adnor Shameti dhe përkrahësit e kryetarit të bashkisë Adriatik Mema janë pèrplasur në këshillin bashkiak për ndërtimin e një shkolle.

Këshilli bashkiak i Skraparit ka konsideruar gjimnazin e Potomit të paqëndrueshëm si pasojë e lëkundjeve sizmike që kanë gòditur vendin së fundmi dhe janë propozuar disa projekte për ti ofruar nxënësve shkollim në sezonin e ri.

Kryetari i bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema pohon se shkolla ka pasur shumë dèmtime dhe nuk mund të zhvillohet mësim. Për këtë arsye, ka propozuar dy projekte: Njëra për restaurimin e një objekti, më konkretisht qendër shëndetësore që do iu shërbejë 81 nxënësve për të zhvilluar ciklin shkollor 2020-2021, ndërsa propozimi i dytë është për rindërtimin e shkollës nga e para.

Propozimi i projektit të parë kap vlerën 14 milionë lekë të vjetra, ndërsa projekti i dytë për të bërë studimin për ndërtimin e shkollës nga e para, arrin në vlerën 20 milionë lekë të vjetra.

Në disa takime të këshillit bashkiak, këto propozime janë rrèzuar nga këshilltarët e ndikuar nga Shameti, ndërsa ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e radhës. Kryetari Mema ka propozuar sërish që këto çështje të futen në rendin e ditës. Mungesa e një ambienti për të zhvilluar mësimin për sezonin shkollor 2020-2021 konsiderohet si një çështje pròblematike për banorët e zonës.