Një 64-vjeçar i cili një ditë me parë u aksidentua në rrugën Lezhë-Shkodër ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se drejtuesi i mjetit Gjergji Smaci, nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

64-vjeçari ka qenë duke udhëtaru i vetëm në automjetin tip “Ford” kur humbi kontrollin dhe doli nga rrugë në afërsi të fshatit Balldre

Në momentin e aksidentit Smaci po kthehej nga puna, pasi punonte tek fabrika e çimentos në Gocaj të Lezhës.