Dy persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë në 24 orët e fundit. Personat që kanë humbur jetën janë një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni

Aktualisht janë 84 pacientë të shtruar në Infektiv, ndërkohë që janë shëruar 54 persona. 64 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit nga 371 testime që janë kryer gjithsej

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec. Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës