Kombet e Bashkuara thonë se janë të shokuar dhe shumë të shqetësuar nga pamjet e një videoje ku në makinat e saj në Izrael shfaqen dy persona që duket se kryejnë marrëdhënie s*ksuale.

Në klipin e shkurtër, të bërë viral në internet, shfaqet një grua me fund të kuq që qëndron mbi një burrë në një makinë të bardhë me logon e Kombeve të Bashkuara.

Videoja e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale është regjistruar në rrugët kryesore të Tel Avivit. OKB-ja ka thënë se po heton këtë incident dhe është afër identifikimit të personave që shfaqen në video. Personat e përfshirë dyshohet se janë anëtarë të stafit të organizatës në Izrael.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka politika strikte kundër sjelljes s*ksuale nga anëtarët e saj. Nëse personat në video identifikohen ata mund të riatdhesohen ose ndalohen në operacionet e paqes së Kombeve të Bashkuara. Pastaj është detyrë e atdheut të tyre që të marrë vendime disiplinore ose ligjore.

OKB-ja ka qenë prej kohësh nën akuzë për sjellje të keqe s*ksuale nga paqeruajtësit dhe stafet e tjera. Sekretari i Përgjithshëm Guterres ka thënë se do ketë tolerancë zero ndaj këtyre akteve mes zyrtarëve të OKB

#INTERNATIONAL_SCANDAL:????This is what the UN has become. These are the people sent as representatives to decide on issues affecting the lives of millions of people around the entire world. UN personnel having sex in a UN vehicle in public. The UN has become the power house of scandals and public DISGRACE. What a shame.The UN could be worst than the League of Nations.Jeniffer DK!

Posted by Jeniffer DK on Thursday, June 25, 2020