Mbrëmjen e së shtunës së ardhshme në emisionin Dua të të bëj të lumtur, nuk do lumturohen vetëm personazhet e ftuar mirëpo dhe vetë moderatorja, Arbana Osmani.
Në puntatën e fundit është menduar nga stafi dhe regjizori i emisionit, Eduart Grishaj që të sjellin në studio babanë e Arbanës.

Teksa moderatorja po ftonte personazhin e radhës në skenë ka hyrë i ati.

Arbana e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur, surprizohet nga ardhja e babait.

‘Te shtunen, episodi i fundit i “Dua te te bej te lumtur” ku ndersa une prisja te hynte nje nga personazhet e emisionit, stafi i programit me kishte sjelle surprize, per here te pare ne nje studio televizive se bashku, Babain tim’, shkruan Osmani.

Kujtojmë se sezonin e kaluar e njëjta surprizë u bë për Arbanën veçse të ftuar kishte gjyshërit e saj.