Kriza e pandemise ka prekur biznesin ne te gjithe boten dhe sigurisht vendi yne nuk ben perjashtim. Por si nje nder vendet me ekonomi te dobet ne ballkan dhe rajon sigurisht kriza shkon me tej duke thelluar varferine.
Mjafton nje vezhgim ne Shkoder per te kuptuar se post izolimi i 3 muajve ka bere qe biznese te pakonsoliduara por edhe te tjera me 20 vite ne treg kane shpallur falimentin. Nje situate kjo qe rendon ekonomine e Shkodres dhe banoreve te saj. Agjenti i shitjeve Armando Lohja pranon situaten problematike teksa thote se 1 ne 3 dyqane jepet me qera. Tv1 Channel