Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka një apel për qytetarët, politikanët, ekspertët mjekësorë dhe mediat lidhur me situatën e koronavirusit. Ata shprehen të shqetësuar për rritjen e numrit të të infektuave në vend dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar, zbatim të protokolleve por edhe strategji të reja nga ana e ekspertëve shëndetësorë.

Në një njoftim të publikuar ata rekomandojnë që të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacientëve në mënyrë që të izolohen dhe të shmanget përhapja duke përdorur një strategji të hartuar mirë dhe duke i përfshirë të gjitha aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

Mes të tjerash, Federata thotë se kërkohet në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen katastrofat. Kërkohet që të ketë edhe mobilizim maksimal të personelit mjekësor për luftimin e Covid 19

Federata është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe ekspertizën e saj në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor të vendeve shqiptare për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë së Covid 19 , thuhet në fund të njoftimit.

Federata e mjekëve shqiptarë në Europë ndjek me interes dhe është e shqetësuar për situatën aktuale të përhajes së Covid-19 në Shqipëri dhe trevat shqiptare. Duke dashur të kontribuojmë në ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar ju drejtohemi të gjithë qytetarëve dhe qeveritarëve partive politike, organizmave publike private, shtypit të shkruar dhe të folur, televizioneve publike dhe private për t’ju kërkuar të mos e nënvlerësoni rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit.

Federata e mjekëve shqiptarë në Evropë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të kthehen rekomandimeve të OBSH instituteve të shëndetit publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale. Rekomandohet që maska të bëhet element i domosdoshëm i lëvizjes së qytetarëve, sidomos në vendet e mbyllura dhe mosmbajtja e saj të sanksionohet me ligj.

Rekomandon që të zbatohen pa humbur kohë protokollet e përcaktuara nga ministria e shëndetësisë, si edhe të bëhet riorganizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur kushteve për parandalimin e virusit.

Rekomandon që të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacientëve pozitivë me covid019 në mënyrë që të izolohen dhe të shmanget përhapja duke përdorur një strategji të hartuar mirë dhe duke i përfshirë të gjitha aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

Kërkohet në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen katastrofat në vendet shqiptare.

Kërkohet që të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor për luftimin e Covid 19. Federata është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe ekspertizën e saj në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor të vendeve shqiptare për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë së Covid-19.