Antea Nuredini është një vajzë 12-vjeçare që e adhuron leximin. Asgjë e jashtzakonshme deri këtu, por ajo në fakt është një fëmijë krejt i veçantë. Ka filluar të lexojë që 3 vjeç dhe deri tani rendit të paktën 120 tituj të preferuar. Kjo e bëri të ishte e ftuar në një emision shumë të ndjekur si Vila 24 në TV News 24
Talenti dhe intelekti shumë i zhvilluar i Anteas dallon në gjuhën që ajo përdor në ndërtimin e eseve edhe pse ende një vajzë e vogël. Duke folur me moderatoren Androniki Kolka për pasionet e saj si leximi, të shkruarit, Antea thotë se është shumë e tërhequr nga librat fantastiko-shkencorë madje edhe nga romanet me aventura, ndërsa veçon Aventurat e Tom Sojerit të Mark Tuein.
Me pasionin për librin dhe me një artikulim gati perfekt, kujton një takim të rastësishëm me shkrimtari Ismail Kadare dhe porosinë që ai i ka dhënë: “ Mbaje librin si shoqëruesin e heshtur më të mirë!” Me sinqeritet tregon se disa libra që nuk janë për moshën e saj nuk i kupton, por pret momentin për t’i shfletuar.
Antea është nxënëse e shkëlqyer, ndërsa thotë se bashkë me leximin ka pasion basketbollin apo edhe kik boksin. Me dëshirën për të qenë pjesë e TV, ajo bën mbylljen e emisionit, duke emocionuar stafin.
Comments are closed.