Vijojnë të shënohen shifra të larta të të infektuarve me koronavirus në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 78 persona. Prej javësh, shifrat kanë qenë alarmante, me një numër të lartë të infektuarish, por edhe me shtrime të reja në Spitalin Infektiv dhe raste vdekjesh.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra dhe Kruja kanë shënuar numrin më të lartë të rasteve të reja, ku në orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 27 persona, përkatësish 14 në Shkodër dhe 13 në Krujë, ndërsa në Tiranë kanë rezultuar pozitivë 12 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë distancimin fizik dhe të vendosin maskën kur nuk mund të ruhet distanca, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë