Këshilli Bashkiak është mbledhur përsëri për të vijuar mbledhjen e ndërprerë disa ditë më parë për mungesë kuorumi të këshilltarëve në sallë. E paralajmëruar të nis në oren 17 00 edhe mbledhja e sotme ka nisur me 25 minuta vonesë dhe ka zgjatur vetëm 15 minuta, për tu mbyllur në orën 17 40 minuta

Nga 8 pikat e rendit të ditës, është shqyrtuar dhe miratuar nga këshilltarët vetëm shpërndarja e fondit 6 % të Ndihmës Ekonomike. Pikat e tjera të rendit të ditës, as nuk janë shqyrtuar. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia nuk ka pranuar që relatimin e projektvendimeve të paraqitura nga administrata bashkiake, ta bëjnë personat e ngarkuar për këtë qëllim duke cituar ligjin i cili parashikon relatimin nga Kryetarja e Bashkise, nenkryetari apo drejtori perkates dhe jo nga specialiste apo pergjegjes.