Beteja me kan.abis sativen, ka sjell edhe largimin e parë nga radhët e Drejtorisë së Policisë Shkodër. Paulin Cupi, I cili ka qëndruar për disa vite si drejtues i Komisariatit të Policisë Vau Dejës, është larguar nga ky post

Burime për eetimes bëjnë me dije se arsyeja e largimit të numrit 1 të Policisë në Vau Dejës lidhen me betejën me kan.abis sativën pasi në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit dhe nga ana e policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë

Për këtë arsye, Paulin Cupi, është larguar nga detyra ndërkohë që në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu /EETIMES/