Disa video dhe foto te derguara ne redaksi tregonin nje skandal nga ana e IKMT e cila po pastronte mbetjet e beach bareve te prishura nga vete ajo ne aksionin 2 ditor. Keto mbetje po i hidhte prane hidrovorit ne Vilu duke shkaktuar nje skandal mjedisor.

I pyetur nga eetimes zëdhënësi i Inspektoriatit Kombëtar të Territorit deklaroi se “kanë qenë duke u hedhur deri tani në Vilun, por janë pezulluar derisa të gjendet një vend tjetër. IKMT-ja mund të informojnë zyrtarisht se e kemi ndaluar procesin e transportit drejt Vilunit”