Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të rikthejë në Partinë Demokratike një prej figurave më të vjetra dhe më të përfolura të së djathtës. Bëhet fjalë për Genc Rulin, ish-ministër në shumë prej qeverive të PD.

Genc Ruli do drejtojë Komisionin e Përzgjedhjes të Kandidatëve për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i cili do të nisë punën në muajin Shtator.

Para katër vitesh, Basha e hoqi nga lista e deputetëve por tanimë e rikthen duke i besuar postin e rëndësishëm. Nuk dihet ende nëse kreu i PD ka vendosur të rikthejë edhe figura të tjera që i largoi nga PD.