Një artikull imedias britanike The Independent ngriti një shqetësim të bërë nga organizata e mbrojtjes së kafshëve 4 putrat, e cila kishte zbuluar se në një lokal në Shqipëri shitej mish ariu, një ushqim i padëgjuar më parë në të gjithë Evropën.

Në artikull vihej në dukje dhe fakti se ushqimi i kafshëve të egra sillte pasoja jo të mira për shëndetin e personave, përfshi këtu edhe infektimin e mundshëm nga koronavirus të ngjashme me ato si Sars Covid

Por në një intervistë për Fax News, pronari i lokalit ka mohuar që të ketë në menu mish ariu dhe aq më pak që të shërbejë për klientët.

Këto aludime kanë dalë për çështje personale. Nuk mendoj se gazetë britanike ta bëj për mua shkrim. Mund të ketë ndodhur ndonjë keqkuptim. Ajo që është shkruar aty nuk është menuja ime. Kam menunë e para 7 viteve. Në klientelën time ajo menu e parë që janë kafshët e egra nuk i disponoj, vetëm gjëra të liqenit. Nuk ka ndikuar me klientelën time. Më morën në telefon mediet dhe pastaj u shqetësova shumë. Jam shqetësuar jashtë mase, sepse kjo që u dha në media nuk bën vaki të ketë ndodhur.tha pronari.