Fernando Santos trajneri që udhëhoqi Portugalinë drejt titullit të kampiones së Europës në 2016-ën do ta drejtojë përfaqësuesen luzitane edhe në 3 kompeticione madhore të tjera. Federata Portugeze ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin 65-vjeçar deri në përfundim të Euro 2024. Me shtyrjen e Euro 2020 për në vitin 2021, Fernando Santos do të jetë në krye të Portugalisë në Europianin e vitit të ardhshëm në Botërorin Katar 2022 nëse siguron kualifikimin dhe në Euro 2024 gjithmonë në rast se kualifikohet. “Është një privilegj për mua dhe stafin tim teknik të vazhdojmë me këtë projekt”, u shpreh Santos pas rinovimit.
Zyrtare, nxorri Portugalinë kampione Europe, Santos rinovon deri në vitin 2024!
Related Posts
Vllaznia firmos me sulmuesin 25 vjeçar Alfred Mensah
𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄: 𝐀𝐋𝐅𝐑𝐄𝐃 𝐌𝐄𝐍𝐒𝐀𝐇 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë firmosjen e kontratës me futbollistin Alfred Mensah. Sulmuesi 25 vjeçar në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pjesë…
Sërish medalje për notarët shkodranë – Arlind dhe Arbër Hysaj arrijnë medalje në garat e Kosovës dhe Maqedonisë
Dy notarët shkodranë të Future Sports Academy Shkodër, Arlind Hysaj dhe Arbër Hysaj vijojnë të bëjnë sërish paraqitje të tjera pozitive në sportin e notit. Notari shkodran Arlind Hysaj ka…
Comments are closed.