Nehat Kulla i njohur ndryshe si Gjenerali në kohën e trazirave të 97 ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 67 vjeçare.

Mësohet se Kulla ka qenë i infektuar me koronavirus, ndërsa kujtojmë se disa javë më herët prej pandemisë ndërroi jetë edhe vëllai i tij, Ramazan Kulla.

Burime kanë bërë të ditur se ai u dërgua në Sanatorium në gjendje të rënduar dhe vështirësi në frymëmarrje.

Iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale, grada e fundit, imazh tipik sipas mjekëve për COVID 19

Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 18 00. Nisur nga fakti që Kulla ishte i infektuar me koronavirus, varrimi i tij do të zhvillohet në protokolle sigurie të forta, ku ndalohet pjesëmarrja e shumë personave.