Disa persona, punonjës në kryeministri janë identifikuar si të prekur me Covid19 Dosja.al mëson se mes të prekurve janë edhe dy gardistë, një prej tyre qëndron në hyrje të godinës së kryeministrisë.

A do të duhet të futet në karantinë kryeministri Edi Rama?

Por kryeministria nuk është i vetmi institucion që është prekur nga Covid19 Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditët e fundit janë infektuar punonjës të Ministrisë së Bujqësisë, të Postës Shqiptare, zyrave të OSHEE, të Ministrisë së Financave dhe të Bashkisë Tiranë

Po kështu mësohet se të gjithë punonjësit e SPAK ka bërë tamponin, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që priten edhe testet serologjike, për të vërejtur nëse e kanë kaluar ose jo me parë.

Mëngjesin e sotëm Dosja.al raportoi se janë infektuar edhe shumë punonjës shëndetësor.

Ndërkohë ministria apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Sot është zgjeruar harta e të prekurve me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Numri i rasteve aktive në vend është 571 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672. Sakaq numri i viktimave ka shkuar në 37