Shkodres i ka humbur i komanduari i qeverisë për situatën e emergjencës shëndetësore Covid 19. Besfort Lamallari i cili zuri karrigen e Çesk Milljës, prefekt i shkarkuar nga detyra, prej javësh nuk duket në terren dhe madje as në takimet publike. Ai su pa as në dy daljet e ministrit të brendshëm Sander Lleshaj fillimisht në Velipojë për masat e sezonit me vendoret, e më vonë as në kufirin e Hanit të Hotit për menaxhimin e hapjes së pikave tokësore dhe shmangies së fluksit të emigrantëve. Zv.ministri i brendshëm për ironi të fatit “zhdukjen” e tij e kishte paraprirë që me takimin antikan.abis në prefekturë, i cili ishte udhëhequr nga sekretarja e përgjithshme Felek Kasemi. E në gjithë këtë vorbull, mos dalja e tij publike u bë më e madhe kur ai nuk u pa të ishte në terren në aksionin e IKMT, apo të reagonte për të thënë gjysmë fjale mbi atë që po ndodhte në plazhin e Velipojës. Nuk po shihet as në këto ditë kur shifrat e të prekurve kanë njohur rritje e Shkodra është sërish në krye të tabeles me Tiranën e Krujën. Arsyeja përse Lamallari nuk duket mbetet e paqartë dhe askush nuk di të thotë, ndërsa në prefekturë askush nuk pranon të flasë, e detyra të shumta po kryhen në gjithë këtë periudhë nga vartësit./ShkodraNews
Lleshaj solli Lamallarin si “shpetimtar” ne Shkoder por u tret si kripa ne uje
Related Posts
Eksploziv me dron një banese në Tiranë, nuk dihet kush ishte objektivi
Një shpërthim është ndjerë rreth mesnatës në katin e nëntë të një apartamenti në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. A2 CNN mëson se lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur me…
TikTok kërkoi sqarime për mbylljen në Shqipëri, Braçe reagon ashpër: Kush janë këta, Partia Komuniste Kineze?!
Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në rrjetin social Instagram lidhur me qëndrimin që TikTok mbajti pas lajmit për mbylljen e platformës në Shqipëri për 1 vit. Braçe ka…