Vazhdon të jetë e rëndësuar situata me Covid-19 në vendin tonë. Nga 319 testime të kryera në 24 orët e fundit, 69 prej tyre kanë dalë pozitive.

Pacientët pozitivë nga ndërmarrje apo aktivitete biznesi, kontakte të personave të konfirmuar më herët me koronavirus por dhe raste të reja.

Tirana mban “pjesën e luanit” me 28 raste, 16 në Shkodër, 8 raste në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana.

Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.