Bashkia e Shkodrës i ka drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama, mistrittë brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi. Në kët letër janë renditur shkeljet që janë bërë.

Bashkia e Shkodrës shprehet se nuk është vënë në dijeni për ngjarjen e ndodhur.

Pa vënë në dijeni Bashkinë Shkodër, madje duke na anashkaluar si pushtet vendor, IKMT duke mos paraqitur asnjë dokumentacion, pa nje njoftim paraprak dhe në shkelje të çdo proçedure ligjore, ka vepruar duke shembur strukturat “Beach bare”, të administruara nga subjektet dhe operatorët turistikë, restorate, resorte, dhe hotele. Bashkia Shkodër ka kërkuar që të diskutohet dhe të merret një vendim i pjekur lidhur me adminsitrimin dhe shërbimin në bregun e Velipojës, duke gjykuar që çdo veprim duhet të marrë në konsideratë periudhën e sezonit turistik dhe kushtet ekonomike të biznesit, nevojën e madhe për të punuar në periudhën e verës në plazhin e Velipojës.

Megjithë kundërshtitë e Bashkisë Shkodër, të pronarëve, dhe pretendimeve që ato kanë patur, IKMT ka vepruar duke shembur struktura në mënyre selektive, duke shembur disa objekte e disa të tjera jo. Nëse do të kishte patur një urdher dhe plan pune, do të duhej të ishte ndjekur praktika ligjore, transparente, komunikimi dhe bashkërendimi me pushtetin vendor, urdhëri i prishjes nga IKMT, realizimi i njoftimeve paraprake, e më pas ekzekutimi i vendimit për të gjithë njëlloj.

Unë duke qenë në takim me Minsitrin Klosi, dhe Minsitrin e Brendshem, në Tiranë, e ftuar gjoja për të diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ndërmarrjen e anagzhimeve për sezonin turistik”, diten e merkure e kam patur të pamundur të jem në terren. E informuar nga media mbi veprimet e paligjshme të IKMT, i kam kërkuar publikisht dy minsitrave, të pranishëm në takim. që të ndalonin çdo veprim jo ligjor në Velipojë.

Të enjten, me të mbërritur në Shkodër i jam drejtuar plazhit të Velipojës. Pasi kam dëgjuar pretendimet e biznesit dhe kam parë në terren gjendjen, i kam kërkuar përfaqesuesve të IKMT dokumentacionin mbi të cilin po vepronin. Inspektorët nuk dispononin urdhërat dhe procedurën shkresore, Duke parë mungesën e këtij dokumentacioni, i kam kërkuar inspektorëve dhe punonjësve të IKMT dhe Policisë së Shtetit të pezullojnë shembjet, sepse po kryenin veprime të kundraligjshme.

Dokumentacioni akoma edhe sot mungon, dhe IKMT ka vepruar jasht procedurës ligjore duke përdorur Policinë e Shtetit, e cila ka vepruar bar barisht në terren, kundër njerëzzve dhe bizneseve, duke ushtruar dh unë dhe pres ion
Pasojat e lëna janë të medha, dëme ekonomike për biznesin,për qytetarët, ashtu edhe për imazhin e turizmit dhe mikpritjen në një sezon veror turistik, aq të nevojshëm për Shkodrën dhe Shqipërinë, sidomos pas periudhës së rëndë të pandemisë që po kalojmë.

U jam drejtuar ju drejtuesve të lartë të IKMT, Ministrit të Turizmit, Minsitrit të Brendshëm, në respekt të ligjit duke kërkuar zbatimin e tij, por akoma mbetemi pa një përgjigje deri më tani.

Velipoja ka marrë një goditje të rëndë këtë prag sezoni. Kjo është e qëllimshme dhe me ngjyrim edhe politik, sepse skena të tilla, si kemi parë askund në vijen bregdetare në prag sezoni.

Komuniteti i biznesit pas pandemisë COVID 19, merr këtë goditje të rënde, në një kohë aspak të përshtatshme dhe kur gjerat mund dhe duhet të ishin zgjidhur ndryshe, gjithmonë duke respektuar kornizat ligjore.