Mbledhja e sotme e Task Forcës për Turizimin është zhvilluar me debate. Debate janë zhvilluar mes kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademit dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ademi ka pretenduar se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po bën prishje selektive dhe të panjoftuara.

“IKMT ka ardhur sot në Shkodër, dhe duhet të them se duhet që të njoftoheshin përpara. Unë kërkoj që të gjithë qytetarët duhet të veprohet njëlloj. Kam komunikime nga Shkodra, se për dikë veprohet dhe për dikë tjetër jo. Duhet vendim-marrja për të gjithmonë njësoj, për të mos shkaktuar qoftë konflikte në territor apo situata që janë të pamenaxhuara. Aq më tepër që tani jemi në fillim të sezonit veror”, u shpreh Ademi.

Përgjigjia Ademit i është kthyer nga ministri Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se i vlerësonte konstatimet e saj por nguli këmbë që është përgjësia e IKMT-së të bëjë prishjet e paligjshme dhe se kjo gjë ishte e panegociueshme.

Vlerësoj disa konstatime të zonjës Voltana Ademi. Prishjet janë një çështje, që kurrë nuk dëgjohet me kënaqësi. IKMT e ka përgjegjësi ligjore ta bëjë këtë, bashkë me bashkitë në koordinim. Besoj lajmërimet janë bërë, sepse ligji e parashikon këtë gjë. Edhe pse ata që kanë bërë ndërtime pa leje nuk kanë thënë, por besoj se IKMT e ka bërë njoftimin. Në rast se ndodh diferencimi, kushdo që bën të tilla gjëra do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit. Kush ka ndërtime pa leje, nuk duhet ti ketë ato

Autoritetet shtetërore kanë marrë përgjegjësi shumë herë më të mëdha kur interesi publik ka kërkuar për të ndërhyrë për ndërtimet pa leje. Interesi publik prevalon dhe kjo punë nuk negociohet. Keni të drejtë të kërkoni një veprim të panegociueshëm dhe pa asnjë përzgjedhje. Nëse ka diferencim, ai që e bën këtë punë, duhet të bëhet gati mirë. Nëse ka ndërhyrje në plazhin X, do bëhet nga fillimi në fund. Ju ftoj të gjithëve në rast se keni të dhëna të tilla, t’i paraqisni në të gjitha kanalet e mundshme”, deklaroi Lleshaj.

Ditën e sotme, në prag sezonit turistik, është mbledhur në Durrës Task Forca për Turizmin. Mbledhja është shoqëruar me sherr mes kryebashkiakëve dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ndërsa ministri Blendi Klosi ka bërë thirrje për higjienë, për të shmangur infektimet nga koronavirusi.