Një ditë pas letrës së 3 kryetarëve të grupeve parlamentare opozitare, Ruçi i thërret në takim Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun. Takimi pritet të zhvillohet pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë që nesër 3 kryetarët e grupeve parlamentare opozitare do të takohen me kryeministrin Edi Rama, për shkak se këtij të fundit i duhen edhe gjashtë vota, për të kaluar në Kuvend Reformën Zgjedhore.
Opozita në parlament ka deklaruar se nuk do ti kalojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse nuk zbatohen kërkesat e tyre për listat e hapura dhe për ndryshimin e sistemit. Kujtojmë se mazhoranca në Kuvend ka 78 vota, dhe i duhen edhe gjashtë të tjera , në mënyrë që të mund të kalojë Reformën Zgjedhore