Tèrmeti i pasdites së kaluar me magnitudë 4.2 me epiqendër në Detin Adriatik shkaktoi pánik për qytetarët në Tiranë dhe në zona përreth. Sizmiologu Rexhep Koçi i ka qetësuar të gjithë duke thënë se nuk duhet të shqetësohet askush pasi lëkundjet me këtë magnitudë nuk mund të shkùndin ndërtesat.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” Koci thotë: “Dje ka pasur që në orët e para të mëngjesit një riaktivizim të zonës së tërmetit të 26 nëntorit. Ka nisur riaktivizimi me një tërmet me magnitudë 3.7. Pastaj ka patur disa pasgoditje të vogla, më tej një periudhë qetësie deri në orën 17.20 është gjeneruar një tërmet me magnitudë 4.2.

Shqipëria është vend me aktivitet sizmik, por zona që ne po flasim sot është goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, dhe periudha që kemi jetuar nga 26 nëntori e deri më sot ka qenë një periudhë post tërmetore që ka gjeneruar tërmete të mëdhenj në numër por të vegjël përsa i përket fuqisë.

Tërmeti është regjistruar në orën 17.20, ka qenë në zonën e Ishmit në afërsi të fshatit Kuraten, me një thellësi të vogël 6 kilometër. Ne nuk i konsiderojmë tërmetet me magnitudë 4.2 si tërmete që mund të shkundin godinat. Është e vërtetë që njerëzit e kanë përjetuar keq atje tërmetin e 26 nëntorit sepse pati viktima, dëme të shumta, por tërmeti i djeshëm nuk ishte i ishte i asaj kategorie (A.M/Faxweb.al)