Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është shtuar numri i personave me Covid-19 që janë intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar, një më shumë nga dita e djeshme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. /Opinion.al