Gazetarja shqiptare Genta Hodo ka folur publikisht për incídentin e dy viteve më parë me këngëtarin Seven Saraçi, i cili tani është shpërngulur në Amerikë. Para disa kohësh doli videoja ku artisti e kèrcënonte me thyerjen e kamerës dhe më pas zgjodhi ti publikonte numrin personal në Instagra duke i treguar se do e hidhte në gjyq.

Gazetarja ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje në emisionin Mes yjesh duke sqaruar se gjithçka u nxit nga një gënjeshtër e artistit.

Një ditë përpara, më thonë që në jug është Seveni dhe i afrohem dhe i them që do realizojmë një intervistë nesër? Më thotë ok, më jep numrin e kontaktit dhe më pas i shkruaj, lamë një orar dhe nuk më kthente përgjigjie. Shkoj tek hoteli ku më tha se ishte, për të marrë një konfirmim. Nuk e gjej aty, e gjej tek restoranti ku po haja unë darkën. Të kam shkruajtur i thashë, smë ke kthyer përgjigjie, a mund të marr një konfirmim që ta lëmë xhirimin nesër në 10:00

Ok ok, pa merak shihemi nesër shihemi nesër, më thotë Seveni. Të nesërmen, bashkë me stafin shkojmë tek hoteli ku ishte ai. Presim, ndërsa Seveni zbret për të ngrënë mëngjesin. I them që po të presim, ja ja sa të mbaroj mëngjesin më thotë Seveni, nga aty zhduket. Pres një orë, 2 orë dhe pastaj e gjeta rastësisht në plazh. Ishte shtrirë, ishte në nerva e sipër se gjatë komunikimit me menaxherin e reperit, ky i fundit më thotë që Seveni është i sëmurë

Ti qenke si kokrra e mollës i thash, ai u irritua sepse i dukej se po bëja ironi. Ishte më e pakta sepse po e përmbaja veten tej masa sepse isha në kulmin e nervave. Filloi të kèrcënonte kameramanin me thyerjen e kameras, dhe më pas më kèrcënoi mua publikisht sepse ne vendosëm ta publikonim atë në shenjë “pròteste” ndaj të tilla sjelljeve që të bëjnë të famshmit shpesh, tregoi Genta Hodo.