Kryeministri Edi Rama ka folur për pikën e vetme të Reformës Zgjedhore për të cilën nuk ka ende dakordësi mes palëve, depolitizimi i administratës zgjedhore. Rama sqaroi se komisionerët do të zgjidhen në mënyrë transparente nga KQZ dhe mund të aplikojë cdo person që ka diplomën e shkollës së lartë dhe nuk ka pasur probleme me ligjin

Është hapur hapësira që të gjithë anëtarët e partive politike që duan të regjistrohen vullnetarisht që të bëhen komisionerë mund të regjistrohen. Pra të gjitha partitë mund të nxisin ata që kanë bërë komisionerin më parë dhe kështu mund të krijohet një rezervuar që mund të shkojë në 100 mijë persona. Në këtë rezervuar, pjesë e administratës pse është e rëndësishme, se do e ketë me detyrim nëse i bie shorti.

Që do të thotë se do të selektohen komisionerët, do të bëhet me short, jo me emërim. Shortin e bën KQZ në mënyrë transparente, mund ti bjerë PD apo partive të tjera. Mund ti bjerë edhe administratës. Vullnetari nuk e bën, ditën e shtunë mund të thojë jam sëmurë.

Mund të më gjeni çdo nëpunës se e thotë ligji që humbet të drejtën për të punuar në shtetin shqiptar dhe mund të dënohet edhe me burg, ma gjeni se nuk ka. Nëpunës civil ka në bashki, gjyqësor, institucione të pavarura. Mund të më thoni kush është ai idiot që rrezíkon të hyjë në burg se ministry i bën presion tha Rama në emisionin Opinion.

Kryeministri theksoi se personat e zgjedhur nuk do të kenë njohje me njëri-tjetrin sepse pas aplikimit do të marrin një urdhër se në cilën zonë janë caktuar dhe do të ulen në tryezë me të panjohur. Nuk heziton të thumbojë opozitën duke thënë:

Opozita ka një histori dhune të madhe mbi zgjedhjet, por unë po ju them që këtu është vetëm frika nga zgjedhjet, jo nga administrata. Ju nuk keni parë kurrë proces zgjedhor nga brenda dhe në një tryezë, çfarë bën komisioni.

Ju e keni parë që janë disa njerëz që shënojnë emrat dhe përveç këtyre tre personave, janë njerëz të zgjedhur me short që e marrin urdhrin për të shkuar në një zonë apo tjetër. Nuk do e dinë fare kush është atje tjetër, do ulen me persona që i shohin për herë të parë. Në tryezë do kenë edhe dy përfaqësues të shumicës e opozitës që do jenë vëzhgues me ta