Mbrëmjen e djeshme, ambasadorja e e SHBA, Yuri Kim në një deklaratë për mediat ka treguar progresin për Reformën Zgjedhore. Bashkë me ambasadorin Luigi Soreca dhe Norman Duncan, Kim ka thënë se tani është koha që kreu i PD, Lulzim Basha të vendosë balancat dhe të pranojë draftin.

Por ajo që ra në sy gjatë deklaratës së Kim, ishte mënyra se si iu drejtua kreut të opozitës, ku sërish zgjodhi të ti thoshte Luli Basha. Në momentin që ajo thotë “ka ardhur koha që miku im Luli Basha të vendosë balancat dhe të pranojë” në fytyrën e saj shihet një buzëqeshje e shtuar