Abdullah Hoti është Kryeministri i Kosovës. Me 61 vota pro, Hoti nga sot do të drejtojë kabinetin e tij qeveritar me 4 zëvendës kryeministria dhe 16 minitra. Në një seancë të zhvilluar sot paradite, Hoti ka treguar dhe prioritet e tij në qeveri, duke thënë se do punojë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe për dialogun me Serbinë.

Në seancë munguan deputetët e Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e cila nuk ka pranoi të drejtonte diskutimet. Në fund të seancës Hoti ka marrë dhe duartroktijet nga kolegët dhe pritet betimi për të nisur punën.

Por pse erdhi LDK me Hotin në pushtet?

Qeveria Kurti, e cila u rrëzua më 25 mars, ishte rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qeverinë “Kurti” e kanë mbështetur 66 deputetë, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe asnjë kundër. Pas marrjes në dorë të frenave të qeverisë kreu i LVV tha se filloi një kapitull i ri për Kosovën.

Por, ky kapitull i ri nuk zgjati shumë dhe mori fund kur i pari i Qeverisë shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm nga radhët e LDK-së, Agim Veliu. Pas kësaj partia e Isa Mustafës, që ishte dhe partnere ne koalicion vendosi t’i jep fund bashkëpunimit me Kurtin dhe kërkoi mocion mosbesimi, duke e rrëzuaer qeverinë në të cvilën bënte dhe vetë pjesë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk zëvendësoi ministrin dhe kërkoi që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Pasi u ezauruan të gjitha afatet, Presidenti Hashim Thaçi mandatoi Adullah Hotin si kryeminsitër të ri dhe për këtë i dha të drejtë dhe Gjykata Kushtetuese. Pas vendimit të Kushtetuese, Hoti mori drejtimin e qeverisë.