Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një reagim të pazakontë në Twitter, duke bërë replikë me një shkrim të lexo.al ku citohej gazetari Çim Peka, i cili thoshte se mes diplomates dhe Bashës kishte pasur një përplasje.

Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan Yuri dhe unë e quaj Luli. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq, shkruan Kim në Twitter.