Nga dita e sotme, Italia ka hapur zyrtarisht kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm pas më shumë se dy muajsh në izolim si shkak i Covid19 Lajmi është njoftuar prej në muajin maj nga vet kryeministri italian, Giuseppe Conte, duke përmendur që kjo rihapje e vendit mund të çojë edhe në rritjen e kurbës së infeksionit.
Ne po përballemi me një rrezik të llogaritur në njohurinë se kurba e infeksionit mund të rritet përsëri. Ne duhet ta pranojmë atë përndryshe nuk do të jemi në gjendje të fillojmë përsëri ka thënë Conte në maj kur njoftoi planin e lehtësimit të masave.
Pra nga sot, është rikthyer qarkullimi i lirë pa kushte në të gjithë territorin e Italisë me hyrje-daljet në 21 rajonet e vendit. Ndërkohë mësohet se në kufijtë e jashtëm lejohet hyrja e lirë në Itali, pa detyrim karantine 14-ditore për të gjithë qytetarët e zonës Schengen, të Republikës së San Marino dhe Britanisë.
Në këtë mënyrë ky lehtësim që vjen pas më shumë se dy muajsh do të ndihmojë sektorin e turizmit, i cili është jetik për ekonominë e Italisë. Disa monumente shumë të vizituara në Itali, si Koloseu në Romë tashmë janë hapur prej disa ditësh.
Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga virusi, me më shumë se 230,000 të infektuar dhe mbi 33 mijë vd.ekje që prej fillimit të shpërthimit.
Burimi: CNN