Në datën 25 mars, në një kohë që Shqipëria po përballej ashpër me COVID-19, Kryeministri Edi Rama mendonte për një skenar të rëndë. Në atë kohë ishin vetëm dy spitale COVID, por sërish nuk punonin me kapacitet të plotë. Kjo gjë nuk e ndali qeverinë që përveç masave shumë të forta, të mendonte dhe për shumë pacientë të shtruar në spitale.

Në 25 mars Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu premtuan se për 20 ditë struktura do kishin gati një strukturë të re spitalore. Kjo strukturë do shërbente si spital COVID, nëse situata do përkeqësohej shumë.