Dy punonjës të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Agjencisë Shtetësore të Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Mësohet se janë është infektuar sportelistja dhe një specialiste sektori.
Famijlarët e sportelistes kanë rezultuar më herët të infektuar. Nga tamponët e bërë të familjarëve të sportelistes, bashkëshorti dhe fëmija i saj kanë dalë negativë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë vjehrri, vjehrra dhe babai i saj. Ky i fundit është punonjës policie.
Sakaq, mësohet se specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë, por nuk dihet nëse është infektuar nga sportelistja, apo ndonjë punonjës tjetër.