Kryeministri Edi Rama thote se hapja e kufijve detarë dhe ajrorë nuk varet nga Shqipëria, por nga gjithë vendet e tjera

Për kufijtë ajrorë kjo nuk lidhet me ne, por edhe me palët e tjera. Ne hapëm kufijtë tokësorë nga ana jonë, ne lejojmë cdokënd të hyjë në vend nga kufijtë tokësore, por jo cdo vend i ka hapur. Se plasën nëpër rrjete sociale, “O Ramozan hap kufijtë se i ka hapur gjithë bota

Ne i kemi hapur dhe fluid është kufiri me Malin e Zi dhe ai me Kosovën pas një momenti të cuditshëm dje. Me kufijtë ajrorë, duhet ti hapin të tjerët. Bëhet me marrëveshje, sot debati është brenda BE me Italiane dhe Spanjën, pra nëse vendoset që sikur të spekulojmë tani, që Gjermania të mos hapet me Italine, nëse ti hapesh me Italinë, ti mbyllesh me Gjermaninë.

Shpresoj që këto do të zgjidhjen, afati për Shengenin është në 15 qershor dhe do të shohim si do të vijohet. Ne nuk do bëjmë as tampona, as detyrime për vetkarantinim, është e kotë.

Do ti besojmë njerëzve tanë, edhe me Greqinë që kemi ndjekur në vijimësi cpo bëhet, kemi parë që edhe Greqi aka relaksuar planin paraprak, ti hapesh në kohën kur do turizëm dhe pastaj ca do bësh do ti mbash njerëzit nëpër prita, për të tamponuar tërë dynjanë, ti e bën sot nuk të del, nesër shfaqet, të bësh tampona radhiko nuk këshillohet nga askush, e gjithë bazohet mbi gjurmimin, ka vende që shkojnë ne këtë drejtim por ne nuk e kemi zgjedhur këtë” tha ai.