Një lajm shumë i hidhur, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm. Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjecare.

Para më shumë se një viti, futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacion.

Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk e fitoi dot betejë kn me këtë sëmundje.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.