Mbrëmjen e djeshme, biznesmeni në fushën e mobilerisë, Bujar (Hasani) Lika u eksekutua me armë zjarri në sheshin e një hoteli në autostradë. 37 vjeçari i vrarë është person me precedentë penalë pasi ka qënë i përfshirë në një ngjarje të bujshme disa vite më patë në zonën e Dajtit.

Në vitin 2015, 37 vjeçari u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në zonën e Dajtit, ndërsa një vit më pas u dënua nga gjykata me një vit burg.

Për vrasjen e Nikajt u dënuan më 16 vite heqje lirie, Emiljano, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Hasani. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte mik i ngushtë i Martinajt. Megjithatë mister mbetet arsyeja e ekzekutimit të tij.

Pranë trupit të viktimës u gjet një armë, por ende nuk dihet nëse ajo është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarri mes tyre. Një tjetër dyshim është se autorët e vrasjes janë dy personat e tjerë; Paulin Gjegji, i cili humbi jetën disa orë më pas në spital dhe Kreshnik Tusha.

Tusha, 21 vjeç, është plagosur në këmbë dhe gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai është kyçi për zbardhjen e vrasjes së ndodhur vetëm pak orë pas mesnatës