Ka shkuar në dy numri i viktimave të një átentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Laç, në afërsi të një hoteli. Pas biznesmenit në fushën e mobilerisë Bujar Lika Hasani, që humbi jetën në vengjarje, ka vdekur në spitalin e Tráumës dhe 53-vjeçari Paulin Gjergji.
Nuk dihet ende lidhja që kanë pasur personat mes tyre, ndërkohë që në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plágosur dhe një 21 vjeçar i identifikuar si Kreshnik Tusha.
Burime bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të shoqëruar për këtë ngjarje, por ende nuk dihet pista kryesore në të cilën po hetohet nga ana e p.olicisë dhe prokurorisë. Mësohet se në momentin që është q.lluar për vd.kje, Hasanit i është gjetur një pis.toletë në dorë.
Njoftimi i Pólicisë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme: Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrârë me àrmë zjàrri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plágosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spìtalin e Traùmës, Tiranë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e KomisaRiatit të Pòlicisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Lezhë.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hètimor me specialistë nga Drejtoria për Krìmet e Rènda në Departamentin e Pòlicisë Krìminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Në ndihmë të Pòlicisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen