Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka reaguar pas akuzave të PD se kreu i qeverisë ka udhëtuar për në Francë këtë fundjavë. Në një reagim në mediat sociale, Fuga shprehet se Rama ka zhvilluar një udhëtim 24 orësh në Paris, por ka qenë gjithçka për arsye pune.
Me ane te nje postimi ne rrjetet sociale shton se udhëtimi është bërë me një marrëveshje të posaçme me “Air Albania” dhe kompania nuk fiton para.
“E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!” shkruan Fuga.
Me heret ishte numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, qe denoncoi një udhëtim të Ramës drejt Francës. Sipas Bardhit, Rama ka shfrytëzuar avionin e Air Albania si charter personal dhe ka paguar 100 mijë Euro.