Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka rikujtuar edhe një herë masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër më 1 qershor.

Manastirliu thotë se prej 1 qershorit lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjitha zonat, nuk ka më fasha kufizuese oraresh, lejohen plazhet, rihapen çerdhet, kopshtet, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kampionati i futbollit apo kurset profesionale dhe argëtuese.