Një shpërthim i fortë është ndjerë mbrëmjen e sotme në një hotel përballë Qendrës Spitalore Nënë Tereza.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për hotelin “Victoria” që është në pronësi të babait të Ervin Matës, biznesmenit Luan Mata.

Paraprakisht dyshohet se në kuzhinën e këtij hoteli, që ndodhet nëntokë, ka shpërthyer bombola e gazit. Dosja.al, ju sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku raportohet të ketë pasur dëme të vogal material dhe aspak në njerëz.

Hotelit i është vënë shiriti dhe është rrethuar nga kordoni i policisë. Mësohet se kanë nisur hetime në lidhje me ngjarjen në fjalë.