Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje e këtë hërë në Laç të Kurbinit.

Një vrásjè me ármè zjarri ka ndodhur në Hotel AA në këtë zonë. Raportohet se i vdèkùr ka mbetur një 37- vjecar, i identifikuar me emrin Bujar Lika (Sinani). Ngjarja ka ndodhur në hotel në aksin rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasin.

Në sheshin para hotelit në aksin rrugor Lezhë – Mamurras, afër kryqit të Gjormit, ka hyrë një person i padentifikuar dhe ka qèllùar me ármè zjárri, duke e lënë të vdèkùr në vend 37- vjeçarin.

Mësohet se përvec vìktímës, në vendngjarje ka edhe dy të plágòsur, të identifikuar me emrat Paulin Gjergji 53 vjeç dhe Kol Tusha 21 vjeç, të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. 21 vjeçari Tusha, është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, Tusha dyshohet si autor i ngjarjes.