Në kuadër të projektit “Lëvizja Rinore – Një Faqe e Re për Komunitetet Lokale” që zbatohet nga Partners Albania me mbështetjen financiare të Lëviz Albania në nivel kombëtar, sot në mjediset e shkollës së mesme “Oso Kuka” u inagurua Radio OK.

Projekti synoi organizimin e një programi trajnimi katër ditor (në formën e kampeve të të rinjve) me pjesëmarrjen e nxënësve nga vete shkolla. Gjatë trajnimit, të rinjtë patën mundësinë të marrin njohuri bazë mbi pushtetin vendor, si të flasin në public, si të prioritarizojnë problemet në komunitetin e tyre dhe se si këtë problem ta hedhin në letër nëpërmjet një projekt propozimi dhe mënyrat për të ngritur fonde. Pas ciklit të trajnimeve u realizua dhe një séance vlerësuese për projekt idenë më të mirë brenda shkollës dhe projekti fitues ishte Radio OK i cili më pas nisi implementimin dhe u mbështet nga Partners Albania me një shumë simbolike prej 100,000 lekësh.

Sot, Radio OK nisi rrugëtimin e saj duke përmbushur një ëndërr të brezave ndër vite të nxënësve dhe mësuesve të përkushtuar të shkollës së mesme “Oso Kuka” si dhe misionin për të qenë një radio në funksion të nxënësve dhe të komunitetit të shkollës.

Radio OK u përshëndet nga përfaqësuesja e Qendrës Kombëtare Burimore PA , në Shkodër si dhe përfaqësuesi i Qendrës Rinore Publike Atelie në bashkinë Shkodër.