Gazetarja Fjodora Fjora ka vendosur sëfundmi të prezantojë djalin e saj, Alteon, para publikut. Pak ditë më parë ata u shfaqën në një sfilatë krah njëri tjetrit, ndërsa këtë të mërkurë nënë e bir ishin të ftuar në emisionin Rudina, në Tv Klan, ku tha se nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën.
Rudina Fjodora jam kurioze të të pyes sepse ka prindër që zgjedhin që fëmijën ta shfaqin që të vogël, ka të tjerë që ruhen dhe zgjedhin një moment të dytë. Ti mendove se ky ishte momenti i përshtatshëm për ta shfaqur Alteon publikisht, pse Pse ndryshove mendim
Fjodora Fjora Çfarë ndodhi Ja ta them unë Duke qenë se historinë time me Teon e kam treguar për herë të parë këtu tek ti dhe ka qenë sigurisht një histori që ka qenë shumë në vëmendje të mediave, Teo po rritet, shumë shpejt do të jetë në gjendje të hapë vetë faqet e internetit, të Google ojë, dhe të shohë çka qenë jeta e tij, çfarë ndodh rreth mamit të tij dhe rreth vetes së tij. Duke qenë se e pashë që ishte e pamundur, unë jam përpjekur shumë që Teon gjatë gjithë kësaj kohe përpiqem ta ekspozoj sa më pak, edhe pse i vogël, nuk diskutohet kjo gjë. Por e shihja që kurioziteti i njerëzve ishte shumë i madh dhe në momentin e parë që kapnin qoftë edhe diçka, ai lajm apo ajo fotografi transformohej dhe reagimi më pas i njerëzve ishte shumë i madh. Dhe gati-gati filloi të më shqetësonte kjo gjë. Dhe mendova kur Joni Peçi më propozoi, mendova se Teo është rritur mjaftueshëm. Teo tani do të shkojë në klasë të parë. Teo i merr vendimet vetë, unë e pyeta nëse ka dëshirë të sfilojë me mua dhe ai tha po unë dua të sfidoj me ty, unë kam dëshirë ta bëj këtë gjë. Dhe mendova që ishte momenti i duhur për të bërë këtë përballje publike të dy sëbashku dhe për të thënë që ne jemi shumë mirë, shumë të lumtur. Dhe nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën të cilat përpiqen, herë pas here ia dalin, herë pas here është e vështirë, herë pas herë është sfidë, por edhe lumturi e madhe që buron nga të gjitha këto.
Rudina Plus që unë mendoj që varet shumë edhe nga karakteri i fëmijës, nëse ai nuk është shumë i ndrojtur Fjodora Fjora Ekzakt, Teo është fëmijë shumë i sigurt.