Ish kryetarja e Parlamentit dhe ish nënkryetarja e PD Jozefina Topalli prej disa muajsh është bërë gjyshe
Vajza e saj Megi ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ajo, ndonëse e ruan me fanatizëm dhe nuk e ekspozon në foto, siç nënat e kujdesshme bëjnë, nuk ka hezituar të postoje foto në momente të bukura me të, duke bërë shëtitje në park apo duke e mbajtur në krah
Sigurisht tani ka dhe më shumë kohë për tja dedikuar të voglit të shtëpisë. Megin dhe Genarin të gjithë i njohim, por shumë pak dimë për dhëndrin e saj, bashkëshortin e vajzës Megi
Ai është Angelin Serreqi, i cili ka studiuar dhe punuar në Padova të Italisë për IT dhe prej pak vitesh është kthyer në Shqipëri ku ka hapur kompanine që operon në fushën e teknologjise dhe komunikacionit Angel 1 në të cilë është bashkëthemelues dhe CEO
Dhe është pikërisht prestigjozja Forbes në seksionin italisht, e cila në një artikull të saj mbi Covid19 trajton ndihmën që mund të japi teknologiia e komunikimit për njerëzit të cilët nuk dalin nga shtëpia, në mënyrë që ata të ruajnë shëndetin e tyre dhe të mbajnë veten me aktivitet fizik pavarësisht se palestrat janë mbyllur
Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin, veçanërisht parandalimin e sëmundjeve, tre elementët thelbësorë janë ushtrimi i rregullt, ushqimi i shëndetshëm dhe koha për ti kushtuar pasioneve të një personi. Këtu janë 8 stimuj të dobishëm për të intriguar dhe pse jo ju ndihmojnë të lëvizni, pa lënë shtëpinë ose zyrën, shkruan Forbes